Loading Quotes...

MORALI NË ISLAM

Postuar më: E enjte, 11 Prill 2013

Nga pikëpamja islame dhe standardet logjike, cështja e relativitetit në moral është e refuzuar. Me fjalë të tjera, parashtrimi i cështjes së relativitetit në cështjet etike apo morale është e barabartë me mohimin e moralit. Në këtë kuadër, në vend që morali të shërbejë si një mjet për përmirësimin dhe shëndetin e shoqërisë ai kthehet në një mjet për përhapjen e imoralitetit dhe parregullsive.

Sot, me ndihmën e shkencës dhe teknologjisë modern njeriu ka arritur suksese të mëdha në sfera të ndryshme. Njerëzit janë dëshmitarë të zbulimeve të mëdha në sfera të ndryshme shkencore si hapësirë, teknologjitë supermoderne, mjetet e komunikimit publik, industri, bioteknologji, nanoteknologji, mjekësi, bujqës, etj. Por, paralel me këto jamë shpresëdhënëse, për çdo ditë ne jemi dëshmitarë edhe të lajmeve dëshpruesë dhe shqetësuese në lidhje me rritjen e krimit, varësisë nga droga, torturimit të fëmijëve, dhe shumë e shumë ndodhi të tjera tronditëse. Lajme të cilët prekin dhe djegin shpirtin e çdo njeriu të mençur.

Mirëpo, paraqitja e ngjarjeve dhe ndodhive të këtilla nuk lidhet vetëm me shekullin aktual por në çdo vend ku njeriu ka lënë në harresë Krijuesin dhe mësimet Hyjnore, aty kemi qenë dëshmitarë të rënies së moralit dhe krimeve të ndryshme. Sokrati shihte ndër ata mendimtarë të cilët i kushtuan një vëmendje të posaçme kësaj çështje dhe mbi këtë bazë ai bëri përpjekje të shumta për përmirësimin kulturor dhe moral të shoqërisë së vet. Edhe Platoni ishte i mendimit se përmirësimi moral i shoqërisë qëndron në krye të prioriteteve. Ai besonte se realiteti i jetës së njeriut është ndërtuar mbi baza të sjelljes dhe bindjeve të caktuara të pandryshueshme dhe morali është shembulli më i qartë i këtij realiteti të pandryshueshëm. Edhe mësimet bazë të Profetëve Hyjnorë si Nuhi (as), Ibrahimi (as), Musai (as) dhe Isai (as) pas ftesës për monoteizëm dhe mohim të idhujtarisë, këmbëngulin në përvetësimin e vlerave morale dhe këtë e cilësojnë fillimin e rrugës së lumturisë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Ndërsa Profeti Muhammed (savs) që është vula e Profetëve, thekson se qëllimi kryesorë ardhjes së tij në mesin e njerëzve është plotësimi dhe kompletimi i vlerave morale dhe thotë: “ Unë jam dërguar që të kompletoj vlerat morale”.

Tema e “shkencës së etikës” që nga e kaluara e lashtë ka qenë temë diskutimi në mesin e dijetarëve. Shumica e tyre kanë dhënë përfundimin që lumturia e njeriut buron nga moral i mirë i zbukurar me veti të pëlqyeshme. Ata besonin që morali bëhet shkak i ngritjes së zhvillimit material dhe shpirtëror të shoqërisë njerëzore. Kjo për faktin që aspekti edukativ i etikës bëhet shkak që aftësitë e njeriut të lulëzojnë dhe vendosën në drejtimin e duhur dhe në përputhshmëri të plotë me natyrën dhe nevojat njerëzore. Në lidhje me shkencën e etikës janë bërë diskutime të shumta. Disa mendimtarë etikën e cilësojnë absolute ndërsa disa të tjerë relative. Njerëzit të cilët besojnë në realitivitetin e moralit zakonisht janë njerëz të cilët besojnë se njeriu kufizohet vetëm në natyrën e tij materiale. Ata besojnë që etika dhe vlerat etike nuk posedojnë rrënjë të qëndrushme dhe nuk janë reale. Sipas mendimit të tyre, etika apo morali është njohje e rrjedh nga mënyra e edukimit të njeriut. Ata këtë e argumentojnë në këtë mënyrë: pasiqë njerëzit nuk posedojnë natyrë të njëjtë dhe ndryshojnë nga njëri-tjetri, atëherë ndryshon edhe perceptimi i tyre në lidhje me të mirën dhe të keqen. Pra, gënjeshtra dhe dhuna nuk janë as të mira e as të këqija; kuptimi i të mirës apo të keqes del në shesh atëherë kur shumica e shoqërisë atë ta pranojnë si një vlerë të përgjithshme apo ta mohojnë atë.

Ndërsa nga pikëpamja e disa të tjerëve, morali nuk është mjet për arritjen e qëllimeve. Në esencë, e mira dhe e keqja për ta nuk ka asnjë definicion. Ata besojnë se shoqëria njerëzore është në ndryshim e sipër dhe forma materiale e saj po ndryshon vazhdimisht. Si rrjedhim, edhe e mira dhe e keqja definohet në bazë të opinionit të përgjithshëm në shoqëri. Në fakt, bazat etike janë në koordinim dhe ndjekin zhvillimet shoqërore. Pra, kur shoqëria e pranon një sjellje apo vepër atëherë zhduket aspekti i mirë apo i keq i veprës dhe mbi këtë bazë morali bëhet relative.

Nga pikëpamja e fesë islame që është feja më e përsosur Hyjnore, morali nuk është një çështje relative por ai posedon rregulla dhe standard të caktuara dhe vlerat morale janë pjesë e pandryshueshme e fesë. Nuk ka dyshim se në fetë Hyjnore, mirësia, drejtësia, sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera të larta ndërsa në anën tjetër dhuna, shtypja, padrejtësua, egoizmi, xhelozia dhe gënjeshtra konsiderohen si anti-vlera, pa marrë parasysh nëse shumica e shoqërisë i pranon ato ose i refuzon. Shumica e njerëzve qofshin ata punëmirë apo keqbërës, në esencë e urrejnë tradhtinë dhe nuk u pëlqen që të tjerët ata ti quajnë dhe konsiderojnë tradhëtarë. Mirëpo nuk ka dyshim që në kushte të caktuara ekzistojnë dhe raste të veçanta. P.sh. imagjinoni një rast kur një njeri i shtypur është në ikje dhe është fshur në ndonjë vend ndërsa një njeri shtypës është në kërkim të tij dhe dëshiron të vrasë atë. Nëse shtypëse ju pyet juve për vendndodhjen e të shtypurit, ju çfarë do ti thoni? A do t’ia thoni atij të vërtetën? Në raste të këtilla të gjithë ne jemi të mendimit se duhet gënjyer në mënyrë që të shpëtojë i shtypuri. Shkaku që gjo gënjeshtër u pranua nga të gjithë dhe u cilësua si një vepër e mirë është se në këtë rast thënia e të vërtetës kërcënonte jetën e një njeriu. Jeta e një njeriu të pafajshëm ështrë aq e vlefshme saqë të gjithë obligohen që për mbrojtjen e saj edhe të gënjejnë.

Morali në Islam është i bazuar në shpallje kurse shpallja është nga All-llahu i Gjithdijshëm. All-llahu Fuqiplotë njerëzit i ka krijuar me natyrë të njejtë dhe kjo veçori është argumenti më i fuqishëm për të vërtetuar se bazat etike dhe morale janë të njejtja dhe të pandryshueshme. Njeriu nga natyra i vlerëson dhe praon vetitë si sinqeriteti, bujaria, trimëria, drejtësia, etj. Ndërsa nga ana tjetër e urren dhe refuzon papastërtinë, injorancën, frikën, gënjeshtrën dhe tradhëtinë. Në pikëpamjen islame, gënjeshtra bën pjesë në grupin e mëkateve të mëdha, por në raste të caktuara ku rrezikohet jeta dhe nderi i ndonjë njeriu atë e lejon. Në fenë islame rregullat e përgjithshëm posedojnë edhe përjashtime të vogla. P.sh. agresioni dhe lëndimi i njerëzve konsiderohet krim dhe është i dënueshëm por ky ligj dhe rregull i përgjithshëm në vete ngërthen edhe përjashtime të caktuara. Në raste kur mjeku hap stomakun e një të sëmuri me qëllim që të operojë dhe largojë një gjëndër kancerioze apo i hap krahëronin për t’ia liruar venët e bllokuara në zemër, kjo vepër më nuk konsiderohet krim. Madje i sëmuri pas përfundimit të operacionit edhe e falënderon mjekun për atë që ia ka hapur stomakun apo gjoksin dhe ia ka shëruar pjesët e sëmura në trup. Si rrjedhim në asnjë mënyrë nuk duhet menduar se këto përjashtime në rregullat e përgjithshme etike të islamit janë me kuptimin që morali apo etika janë relative edhe në fenë islame. Në cështjet morale nganjëherë në përballemi dhe raste kur një vepër në formën e parë konsiderohet vlerë por kur ndryshon formë apo transferohet në turp. Thënia e të vërtetës në rastet kur con në përhapjen e të keqes dhe dobësimin e besimit të përgjithshëm konsiderohet turp moral ndërsa kur e vërteta shërben për përmirësimin dhe shpetimin e njerëzve ajo konsiderohet vlerë dhe pranohet nga të gjithë.

Në përgjithësi mund të thuhet se nga pikëpamja islame dhe standardet logjike, cështja e relativitetit në moral është e refuzuar. Me fjalë të tjera, parashtrimi i cështjes së relativitetit në cështjet etike apo morale është e barabartë me mohimin e moralit. Në këtë kuadër, në vend që morali të shërbejë si një mjet për përmirësimin dhe shëndetin e shoqërisë ai kthehet në një mjet për përhapjen e imoralitetit dhe parregullsive.

  • Recitator i Kuranit

    Here is the Music Player. You need to installl flash player to show this cool thing!

  • Kalendari i ngjarjeve

    Prill  2014
    E h E m E m E e E p E s E d
       
      1 2 3 4 5 6
    7 8 9 10 11 12 13
    14 15 16 17 18 19 20
    21 22 23 24 25 26 27
    28 29 30  
  • Mësimi i Kur’anit

  • Faqja në Facebook

Numri i vizitave

  • Lajmet