Loading Quotes...

Mirësevini

Manifestimi Kulturor Gonxhja e Pejgamberit s.a.a

      Të shtunën me 12.05.2012 në Prishtin, Sh.K.”KUR’ANI” organizoi  manifestimin kulturor  “Gonxhja e Pejgamberit s.a.a” e mbajtur në hotelin Victory .Në organizimin e këtij manifestimi morën pjesë organizatat vendore: Shoqata Fetare “Ehli-Bejti”-Prizren, Organizata Edukative Kulturore “NISA”-Prishtin, Shoqata Kurani MUBIN-GjIlan, Shoqata ZEHRA-Prizren  si dhe organizatat jasht Kosovës si:The Ahl-ul-Bayt(a.s) World Assembly, Fondacioni Kulturor “SAADI SHIRAZI” Tiranë dhe Mesxhidi “Ehli-Bejt”-Tiranë.

Në këtë ngjarje me rëndësi me rastin e ditëlindjes së hz.Fatime Zehras s.a e organizuar për herë të parë në Kosovë ku ishin  të pranishëm shumë mysafir nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Irani dhe Turqia. Programi u hap me leximin e një pjese të Kuranit nga grupi i vajzave dhe më pas u dha fjala Hasan Azarit drejtorit të Sh.K.Kur’anit i cili dëshiroi mireseardhje dhe theksoi qëllimin e organizimit të këtij manifestimi:

1.Ta njoftojmë mbi vlerën e Nënave dhe femrave  në Islam dhe

2. Si ta aplikojmë në familjet tona , Virtytet e hz.Fatime Zehras s.a.

Ligjëruesit prezantuan  me këto tema:

  1. Hazreti Fatimja dhe edukimi i fëmijëve. - Prof. Besa Gërgi Bytyqi – Prizren
  2. Roli i gruas me mbulesë islame  (hixhab)  në shoqërinë shqiptare.- Mr. Besa Ismaili – Ahmeti – Prishtinë
  3. . A është Fatimja  Fatime, për shkak se është vajza e Pejgamberit s.a.a. Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla- Tiranë
  4. Virtutet e Hz,Fatimes s.a -LEJLA ASGARI( drejtoresha e Kolegjit Saadi – Tiranë
  5. Roli i nënës në mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë negative në shoqëri – Mr.Sc. Arta Kelmendi –Prishtinë
  6. Roli i prindërve në  arsimim dhe edukim të fëmijëve.- Prof. Sadbere  Biçku- Kaqanik
  7. Roli i nënës në mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë negative në shoqëri   -Xhevahire Bajrami – Abazi- Gjilan
  8. Hazreti Fatimetu Zehra-Berna Vasija
  9. Hazreti Fatimja – shembulli femëror. – H. Ikballe Berisha – Huduti – Prishtinë

Mysafirët me vëmendje e përcjellën ligjërimet e intelektualeve e sidomos qe kishin të bënin me hz.Fatimen s.a.

Në pjesën e dytë u ekzekutua programi artistik  i pregaditur nga kori Kevser-Prishtina si dhe me pastaj u dorëzuan falënderimet dhe dhurata për kontribuesit e këtij manifestimi.

Manifestimi u përcoll nga IRIB me seli në Shkup, RTV BESA i cili transmetoi në lajmet e veta në kohëzgjatje prej 8 minutash .

Hz. Fatimja, aromë e bukur e xhenetit

Postuar:

Hz.Fatime s.a

Nesër 12 .05.2012 të shtunën është ditëlindja e hz. Fatimes, vajzës së Profetit të Islamit, Muhammedit s.a.a. dhe zonjës së të gjitha grave të botës. Fatimja ishte myzhde hyjnore dhe gruaja e parë myslimane që u bë simbol i rezistencës. Profeti atë e quajti me emrin ‘Fatime’, me kuptimin e personit që Zoti e ruan nga zjarri i xhehenemit. Ajo … Më shumë

Ridizajnimi i faqes

Postuar:

Untitled

Ju njoftojme se sot me 28 prill 2012 eshte lansuar verzioni i ri i web faqes tone. Shpresojme se do te ju pelqej dizajni i ri dhe funksionaliteti i web faqes, tani e tutje do te kete publikime dhe informacione te rifreskuar. Me respekt, Shoqata kultorore “Kur’ani” – Kosovë 

Ditëlindja e Pejgamberit A.S

Postuar:

Shoqata kultorore “Kur’ani” – Kosovë ju uron këtë ditë të bekuar. “Profeti Muhammed fitoi dhe pushtoi mendjet, arsyet, zemrat dhe shpirtrat e njerëzve, mësuesi mendjeve, lideri i shpirtrave dhe udhëzuesi i arsyeve.” “Ti je më i madhi ndërnjerëzorë” – “Krenaria e njerëzimit”

  • Recitator i Kuranit

    Këtu gjendet recitatori. Ju duhet ta keni të instaluar "Flash Player", për tu shfaqur recitatori!. Për ta shkarkuar programin klikoni këtu

  • Kalendari i ngjarjeve

    Maj  2012
    E h E m E m E e E p E s E d
       
      1 2 3 4 5 6
    7 8 9 10 11 12 13
    14 15 16 17 18 19 20
    21 22 23 24 25 26 27
    28 29 30 31  
  • Faqja në Facebook

Numri i vizitave